image Fillon mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së

Kosovë

Fillon mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së

news image

Në zyrat e Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së është duke u mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje do të vendoset nëse do të organizohen protesta gjithëpopullore, ka thënë sekretari i kësaj zyre, Faton Klinaku në një përgjigje për Gazetën Sinjali.

“Do të kemi mbledhjen e këshillit drejtues të OVL-së sonte në mbrëmje, ku do të diskutojmë për mundësinë e organizimit të protestës gjithëpopullore dhe këshilli drejtues do të vendosë”, tha Klinaku.

Ky paralajmërim për protesta ka ardhur pas ngritjes së aktakuzave ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit./ Gazeta Sinjali/