image Fillon dezinfektimi i autobusëve urban në Prishtinë

Kosovë

Shëndetësi/ Fillon dezinfektimi i autobusëve urban në Prishtinë

news image

Ka filluar dezinfektimi i autobusëve urban në Prishtinë.

Me urdhër të komunës së Prishtinës, janë duke u dezinfektuar 51 autobusë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kosova deri më tani ende nuk ka shënuar ndonjë rast pozitiv me koronavirus, teksa qeveria ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi në të gjitha nivelet arsimore në Kosovë.

 Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur virusin si pandemi. /Gazeta Sinjali/