Zvarritjes së punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” siç duket iu ka ardhur fundi, kjo sepse tashmë ka filluar asfaltimi i kësaj pjese, shkruan Gazeta Sinjali.
Punimet në këtë rrugë kishin nisur që nga 27 prilli i këtij viti, madje ato u shoqëruan me ankesa e protesta të shumta të banorëve të kësaj pjese të qytetit.
Mos asfaltimi i kësaj rruge për rreth katër muaj ka shkaktuar probleme në qarkullimin e veturave dhe të banorëve të kësaj ane.
Ndonëse ka filluar asfaltimi, nga fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet se kjo po shkon me ritme të ngadalshme, gjë që mund të zgjas edhe më shumë pritjet dhe ankesat e banorëve. /Gazeta Sinjali/