image Filloi për të dytën herë një ndërtim pa leje në Pejë, përfundon në prangat e policisë

Kosovë

Filloi për të dytën herë një ndërtim pa leje në Pejë, përfundon në prangat e policisë

news image

Pasditen e djeshme rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për ndërtim e një objekti pa leje, në fshatin Shkrel të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, të dyshuarit i ishte ndërprerë për të dytën herë puna e ndërtimit.

“Fsh. Shkrel Pejë 01.10.2020 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që të njëjtit i është ndërprerë puna e ndërtimit për të dytën herë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/