Gary Neville është kapur duke festuar golin e Manchester Unitedit ndaj Liverpoolit të dielën, në një mënyrë të pazakontë.
Legjenda e “djajve të kuq” ishte në detyrë si komentator në “Sky Sports” dhe është kapur nga kamerat duke goditur me grusht kur Marcus Rashford e kaloi Manchester Unitedin në epërsi.
Në anën tjetër, ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Carragher, i cili gjithashtu kishte detyrë ta komentonte këtë ndeshje, dukej mjaft i nevrikosur.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1.