Një mashkull në fshatin Dubravë të Ferizajit, është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij nga dy persona të panjohur.
Policia e Kosovës raporton se krahas sulmit, viktimës i janë grabitur edhe para të gatshme, transmeton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:33, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa raportohet se njësit policore janë duke e hetuar rastin.
“Viktima mashkull K/Ashkali ka raportuar se dy persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij e kishin sulmuar atë fizikisht dhe kishin grabitur para të gatshme. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin.”/Gazeta Sinjali/