image Ferizaj/ Voziti dyfishin e shpejtësisë së kufizuar, dënohet me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për 1 vit

Siguri

Ferizaj/ Voziti dyfishin e shpejtësisë së kufizuar, dënohet me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për 1 vit

news image

Policia në Ferizaj e ka gjobitur një shofer i cili ka vozitur me shpejtësi prej 113 km/h në zonën e kufizimit prej 50 km/h.

Atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh dhe ia ka hequr patentë shoferin për një vit.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:05  ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 113 km/h”.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.K (M/K) i moshës 35 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit (1) masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”./GazetaSinjali/