image Ferizaj: Djali e kërcënon me jetë babanë e tij për shkak të një prone

Siguri

Ferizaj: Djali e kërcënon me jetë babanë e tij për shkak të një prone

news image

Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës për shkak se dyshohet se e ka kërcënuar me jetë babanë e tij në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dyshohet se arsyeja e kanosjes ka qenë një mosmarrëveshje që babë e bir kanë pasur rreth një prone.

Policia njofton se i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 14.10.2020 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth pronës e kishte kanosur të atin e tij, viktimën mashkull/kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në fshatin Nerodime të Ferizajt./Gazeta Sinjali/