image Ferizaj/ Arrestohet 21-vjeçari që ishte në kërkim të policisë

Siguri

Ferizaj/ Arrestohet 21-vjeçari që ishte në kërkim të policisë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë arrestuar një 21-vjeçar sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Ai ishte në kërkim për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, madje ishte i dënuar me shtatë muaj burgim.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari, E.K. pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit.

/GazetaSinjali/