Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson dhe shefi ekzekutiv i klubit anglez, Ed WoodWard, kanë pasur një debat të tensionuar para ndeshjes së djeshme me Sheffield Unitedin.
Ferguson dhe Woodward duket se shkëmbyen disa fjalë jo të ‘rrafshëta’ në tribuna para një tjetër dështimi të gjigantit anglez.
Në fotografi të publikuara shihen dyshja duke debatuar me goxha tension.
Por, imazhet tjera shfaqën se dyshja patën edhe biseda emocionuese, derisa u panë edhe të qeshura.
“Djajtë e kuq” ishin në disavantazh të dy golave pas pjesës së parë, derisa në fund sfida u mbyll me shifrat 3:3.