Legjenda e Man Utd, Rio Ferdinand ka kritikuar drejtuesit e klubit lidhur me dorëzimin e shirtit të kapitenit tek Harry Maguiren.
Ai mendon se klubi u nxitua kur vendosi që Maguire të mbajë shiritin në krah, para shumë futbollistëve tjerë, ne vecanti David de Gea, që sipas Ferdinand, do të ishte zgjedhja më e mirë.
I pyetur nëse 28-vjeçari do të ishte larguar nga 11-shja deri tani nëse nuk do të ishte kapiten, ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq tha: “Fakti që ai ka pasur shiritin ne krah i ka dhënë atij atë epitet. Mendoj se atij iu dha shumë herët”.
“Të jesh kapiten është një përgjegjësi e madhe, një peshë e madhe mbi supet e tua”.
“Për të mbajtur atë peshë, duhet ta veshni për shumë vite këtë fanellë. Për Maguire më mirë do të ishte të tentojë të bëhej shtylla e mbrojtjes sesa të ishte kapiten”.
“Për mua, De Gea do të ishte kapiteni, e njeh klubin, ka qenë për shumë vite këtu dhe e di se cka nevojitet për të fituar”.
Maguire është blerë për afër 100 milionë euro, por asnjëherë nuk ka qenë shumë i bindshëm në paraqitjet e tij në mbrojtjen e djajve të kuq dhe është kritikuar që sot mban shiritin në krah. /Gazeta Sinjali Sporti/