500 km me biçikletë – “Fenomeni” e ka mbajtur premtimin që ka bërë pas rikthimit të Valladolid në La Liga.
Ish-sulmuesi Brazilian, sot president i klubit spanjoll, pasi ka festuar gjatë me ekipin dhe tifozët, hipi mbi biçikletë duke nisur rrugëtimin e gjatë nga qyteti i Valladolid në Santiago de Compostela.
Ronaldo është aksioneri i Valaadolid pasi në vitin 2018 bleu 51% të aksioneve ndërsa sezonin e kaluar skuadra u rrëzua në Segunda Division.
“Premtova që nëse rikthehemi në Primera do të bëj maratonën e Santiagos por meqë nuk mund të vrapoj, do të përshkoj një distancë të përafërt me biçikletë. Do të jetë shumë bukur edhe pse e di që fizikisht do të jetë një eksperiencë sfilitëse por në fund do të jetë edhe e paharrueshme”, deklaroi ikona braziliane.
Ronaldo u tërhoq në vitin 2011. Ai numëron 98 ndeshje dhe 62 gola me Brazilin, dy kupa bote dhe po kaq topa të artë.