Skuadra e Manchester Unitedit është duke e trajtuar me seriozitet të madh transferimin e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi, i cili aktualisht luan te skuadra e Fenerbahces.
Sipas “Calciomercato”, oferta prej 20 milionë eurove për Muriqin nga Man Unitedi është e ulët për atë se çka kërkon klubi turk.
Raportohet se Fenerbahce do të jetë e gatshme që ta lirojë sulmuesin vetëm nëse oferta rritet në 35 milionë euro.
Teksa kujtojmë se gjatë afatit kalimtar, Burnley dhe Aston Villa kanë ofruar 25 milionë euro për Vedat Muriqin dhe pritet që të mos dorëzohen edhe gjatë sezonit verës./Gazeta Sinjali/