Një femër gjatë ditës së djeshme në rrugën “Sabedin Shehu” në Gjakovë nga pakujdesia ka goditur dy viktima me veturën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, e dyshuara ka goditur dy viktimat, një femër dhe një mashkull, në vendkalimin e këmbësorëve duke iu shkaktuar kështu lëndime trupore.
Burimet e njëjta bëjnë të ditur se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, e që më pas janë liruar për në shtëpi./Gazeta Sinjali/