image Familjari i policit të vrarë: Ka ndenjur me net të tëra në male, Kurti mos t’i përdor uniformat në veri

Sociale

Familjari i policit të vrarë: Ka ndenjur me net të tëra në male, Kurti mos t’i përdor uniformat në veri

news image

Vrasja e policit, Afrim Bunjaku, tronditi vendin tonë mëngjesin e sotëm, pasi i ndjeri mbeti i vdekur teksa ishte në detyrë, ku së bashku me disa nga kolegët e tij, u sulmuan në hyrje të fshatit Banjskë nga grupe të armatosura serbe, raporton Gazeta Sinjali.

Në familjen e tij, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime.

Djali i axhës së policit Afrim Bunjaku, Artan Bunjaku ka folur para mediave teksa nisi një porosi për kryeministrin Kurti.

“Unë e kam një thirrje drejt kryeministrit, le të merret me bisedime e të mos i përdorë uniformat tona në veri dhe mos të humbim jetë të tjera. E Falënderoj Policinë e Kosovës të cilët kanë qenë korrekt gjatë informacionit. I ndjeri ka lënë tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem. E kemi pasur të vështirë t’i njoftojmë, por me ndihmën e Policisë dhe emergjencës, kemi arritur që ngadalë t’i njoftojmë dhe t’i qetësojmë”, u shpreh ai.

Bunjaku tha se tashmë i ndjeri, që nga fillimi i trazirave ka qëndruar me net të tëra në veri.

“Prej që kanë filluar trazirat, vazhdimisht ka qenë në pjesën veriore, me net të tëra ka ndenjur në male. Është nder dhe krenari t’i shërbejmë vendit, por jo në këtë mënyrë ku nuk kemi mbrojtje prej askujt dhe as përkrahje nga ndërkombëtarët”, u deklarua ai.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/844948416939492/?cft[0]=AZXLkeC-IwUPjvatA_4jlJZZ-FOxNkz4BRgpZfIOJJl1HDBKR_B19HCpPewjctZv5P_zhL7WP_PAJKwZGVphfn5fNQLP68WvHlNDa1aZoG5LkAsapmXedMtabQKrcAJMNd2Qd2qRXz_yWR0Jm_e7t_wkGUuei5pYdSV9lwdZNhLw6IqBQAqmMCM9t_vwg_WHZTQ&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/