Është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Vushtrri. Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:00.
“Raportohet se nga familjarët, në shtëpinë e tij është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./GazetaSinjali/