image Familja Magashi arrinë në vendin e ngjarjes, në gjendje të rëndë emocionale
[wp-story id="814678"]

Siguri

Familja Magashi arrinë në vendin e ngjarjes, në gjendje të rëndë emocionale

news image

Krimi makabër ndaj një gruaje në javën e fundit të shtatzënisë e cila dyshohet se u vra nga burri me te cilin ishte e martuar, ka tronditur mbarë vendin. Sinjali ka raportuar me detaje lidhur me rastin, teksa ka zbuluar edhe identitetin e të dyshuarit për këtë vrasje të rëndë.

Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është Sokol Halili, 31-vjeçar i cili dyshohet se e ka qëlluar ish-bashkëshorten Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit dhe më pas ka ikur.

Ndërsa në hapësirën e QKUK-së, kanë mbërritur në vendngjarje familjarët e Hamide Magashit gruas 35-vjeçare.

Sinjali ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, rastit tragjik i ka paraprirë një fjalosje mes të ndjerës dhe të dyshuarit që përfundoi me vrasje. Gruaja shtatzënë është vrarë me një plumb të armës së zjarrit, pasi në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një gëzhojë.

Sinjali ka mësuar se Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërkohë që sipas të njëjtave burime, i dyshuari ka ikur nga QKUK-ja me veturën e tij Opel Astra.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/