image Falsifikuan testet PCR në Shkup, aktakuzë ndaj gjashtë personave

Rajon

Falsifikuan testet PCR në Shkup, aktakuzë ndaj gjashtë personave

news image

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër 5 personave shtetas të Maqedonisë dhe një shtetasi turk për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”, që është e dënueshme në bazë të Nenit 378 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sipas akuzës, të ngritur nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup, të akuzuarit kanë kryer veprën gjatë tentimit për të lëshuar territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kur gjatë kontrollit të pasaportës në Aeroportin Ndërkombëtar-Shkup kanë paraqitur vërtetime të rrejshme për PCR Test”.

“Ata edhe pse asnjëherë nuk janë testuar në laboratorin e theksuar në Shkup dhe e kanë ditur që vërtetimet janë të rrejshme, ata i kanë paraqitur vërtetimet si valide para zyrtarëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike. /Gazeta Sinjali/