Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar i cili, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kishte tentuar të shiste një parcelë, duke falsifikuar një letërnjoftim, raporton Gazeta Sinjali.
Me këtë veprim, prokuroria ka vlerësuar se ai ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet se ka ndodhur në vitin 2018, ndërsa arrestimi i tij u bë gjatë ditës së djeshme.
“Më datë 08.9.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me disa persona tjerë, me qëllim të shitjes së një parcele, kishte falsifikuar një letërnjoftim, me ç’rast kishte kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Sinjali/