image Falë ndihmës së qytetarëve, policia arreston personin e kërkuar për disa vepra penale

Siguri

Falë ndihmës së qytetarëve, policia arreston personin e kërkuar për disa vepra penale

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar Leorand Rexhaj, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Vjedhje”, “Mashtrim”, “Kanosje”, “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit me qytetarë, pas publikimit të fotografitë dhe të dhënave të tij.

Sipas njoftimit të Policisë, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor pёr 48 orё.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë, përmes të cilit janë falënderuar të gjithë qytetarët bashkëpunues./Gazeta Sinjali/