image Fake News i konfirmuar: Ronaldo nuk e ka shndërruar në spital hotelin

Futboll

Futboll/ Fake News i konfirmuar: Ronaldo nuk e ka shndërruar në spital hotelin

news image

Gjatë ditës së sotshme qarkulloi një lajm në media se Cristiano Ronaldo e ka shndërruar rrjetin e tij të hoteleve në spitale për të prekurit nga koronavirusi.

Por, ky lajm nuk po del të jetë i vërtet.Në një intervistë që e ka dhënë një zyrtar i hotelit të Ronaldos për “RTL Nieuws” ka mohuar që hoteli është shndërruar në spital, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne jemi hotel. Ne nuk do të bëhemi spital. Është një ditë sikurse çdo ditë tjetër. Ne jemi dhe do të mbesim hotel.”, ka thënë ai.

Duke e ditur gjendjen në botë, shpërndarja e lajmeve të rreme është më e madhe./Gazeta Sinjali/