52 persona kanë humbur jetën këtë të premte si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një fabrikë në Bangladesh.
Fabrika e cila u shkrumbua nga flakët ndodhej në një zonë industriale pranë kryeqytetit Dhaka.
Sipas ekipeve të emergjencës flakët u përhapën me shpejtësi si pasojë e kemikateve dhe produkteve plastike që ishin me shumicë brenda godinës.
Numri i viktimave mund të rritet edhe më tej pasi shumë punëtorë mendohet të kenë mbetur të bllokuar në fabrikë./Gazeta Sinjali/