image Evra tallet 'brutalisht' me Xhakën dhe Arsenalin

Futboll

Premier League/ Evra tallet ‘brutalisht’ me Xhakën dhe Arsenalin

news image

Legjenda e Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka shpërthyer në kritika ndaj Arsenalit, pas humbjes së këtyre të fundit nga Sheffield Unitedi.

Sipas Evras, Arsenali nuk janë më ndryshe nga koha kur ai luante kundër tyre sa ishte te Unitedi, duke i quajtur ‘foshnja’.

“Nuk jam i befasuar. Është Arsenali. Ata i quaja foshnja dhjetë vite më parë. Ata janë ende foshnja tani”, ka thënë Evra pas ndeshjes për Sky Sports.

“Dikur i quaja ‘foshnjat e mija’ dhe ata duken si foshnja edhe tani kur i shikoj. Nuk po tregoj mosrespekt kur e them këtë, është thjesht ndjesia që më jep kjo skuadër”.

“Duken të bukur, të mirë por nuk duken si një skuadër fituese. Isha i lumtur të luaja ndaj Arsenalit sepse e dija se do të fitoja”, ka thënë Evra.

Ai vazhdoi me ‘thumbimet’ ndaj Arsenalit, duke thënë se kur Robin Van Persie u transferua në ‘Old Trafford’ nga ‘Emirates’ në vitin 2012, ai i tha holandezit se tani po luante për një skuadër burrash.

“Kur Robin Van Perise erdhi, i shtrëngova dorën në ditën e parë dhe i thashë ‘mirëseerdhe në ekip të burrave’”, ka thënë Evra.

“Në fillim ai ishte i mërzitur, por pas një muaji më tha ‘ke plotësisht të drejtë, Patrice’”

Skuadra e Emery e pësoi humbjen e dytë të sezonit në Premierligë, pasaj asaj që i shkaktoi Liverpooli.

Pas kësaj humbjeje, Arsenali ka rënë në vendin e pestë, derisa e kishte mundësinë të ngjitej në pozitën e tretë.