image Eto’o: E di që presidenti i ri i Barcelonës ka një projekt interesant për Lionel Messin

Futboll

Eto’o: E di që presidenti i ri i Barcelonës ka një projekt interesant për Lionel Messin

news image

Me Lionel Messin e vendosur për të nënshkruar një zgjatje dy-vjeçare të kontratës me Barcelonën, ish-bashkëlojtari i tij Samuel Eto’o ka bërë të qartë se presidenti i Blaugranave, Joan Laporta ka një projekt interesant për yllin argjentinas, përcjell Sinjali Sport.

Ish-përfaqësuesi i Kamerunit tani është ambasador për Kupën Botërore të Katarit të vitit 2022, por ai gjeti kohë për të rishikuar karrierën e tij, si dhe për të parë të ardhmen në Barcelonë.

“E di që Laporta po përgatit një projekt interesant për Messin”, ka thënë fillimisht Eto’o në një intervistë me “La Nacion”.

“Nuk mund ta imagjinoj Leon të veshë një fanellë tjetër; është klubi i tij, shtëpia e tij”.

“Unë nuk mendoj se vazhdimësia e tij është çështje parash, Leo është Barcelona dhe Barcelona është Messi”.

Ardhja e Sergio Agueros ka të ngjarë t’i japë Messit një ndihmë shumë të nevojshme në sulm dhe Eto’o beson se dyshja mund të shënojë shumë gola.

“Midis të dyve ata mund të shtojnë 60 gola në sezon, unë vetëm kërkoj që Zoti t’i mbrojë ata nga lëndimet”, përfundoi kamerunasi. /Gazeta Sinjali Sporti/