image ETC në Gjakovë mashtron qytetarët me çmime, mbrojtja për konsumatorin nuk përgjigjet

Sinjalizime

ETC në Gjakovë mashtron qytetarët me çmime, mbrojtja për konsumatorin nuk përgjigjet

news image

Rastet e mashtrimit të konsumatorëve përmes luhatjes së çmimeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë janë mjaft të shpeshta. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte në orën 19:25, në marketin ETC në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka treguar se si kishte blerë një pako të ujit natyral për të cilin ka paguar 1 euro e 75 cent, por që në raftin ku ka qenë i vendosur ky produkt ka shkruar se çmimi i tij është 1 euro e 39 cent.

“Kështu po na gënjen ETC-ja. Ndryshe ishte çmimi në raft, ndryshe te arka ku pagova. Tërë ditën ua kanë vjedhur qytetarëve afër 40 cent. Njerëzit i kanë gënjy e mashtru“, tha sinjalizuesi për Sinjalin.

Ai madje tha se që 1 orë është duke provuar të kontaktojë në numrin për mbrojtjen e konsumatorit, por që askush nuk i është përgjigjur.

“Unë jam duke provuar që 1 orë në numrin për konsumatorë në sy të tyre (në market), por askush nuk po përgjigjet”, tha ai tutje, teksa ka dërguar edhe një video derisa ka telefonuar në numrin 0800 11 000.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar në numrin e ETC-së në Gjakovë, për të marrë një shpjegim pse ka ndodhur një gjë e tillë.

“Nivelizimi i çmimit ka ndryshu. Situata është sqaruar. Nivelizimi i çmimit është kur është në aksion. Kjo ka ndodhur nga pakujdesia e punëtorit, sepse ka harruar me largu. Faji është te punëtori i marketit, që nuk e ka larguar çmimin (me zbritje)”, tha një punëtore e kësaj kompanie.

Derisa marketi ka “harruar” ta largojë çmimin e produktit me zbritje, ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë konsumatorin, nuk janë përgjigjur as në thirrjet e Gazetës Sinjali.

/GazetaSinjali/