image Eskalon situata: Dëshmitari okular tregon tmerrin që përjetoi në aeroportin e Kabulit

Botë

Eskalon situata: Dëshmitari okular tregon tmerrin që përjetoi në aeroportin e Kabulit

news image

Situata në Afganistan ka dalë jashtë kontrollit dhe trupat talebanë kanë mësyrë edhe në kryeqytetin Kabul, duke marrë edhe pallatin presidencial, pas largimit të Presidentit drejt Taxhikistanit.

BBC, ka publikuar përshkrimin që ka bërë një dëshmitar okular, derisa ishte në pritje që përmes aeroportit të largohej.

Salla e nisjes u shndërrua në kaos pasi njerëzit thanë se dyert e skanimit po shtypeshin fshehurazi për zyrtarët dhe njerëzit e profilit të lartë që u shfaqën në aeroport”, tha ai.

Tutje ai deklaron se kishte parë tre ish-deputetë, disa zëvendësministra dhe disa të famshëm që rrinin në radhë.

“Pritëm gati tetë orë, derisa stafi i aeroportit filloi të linte tavolinat e tyre, së pari sportelet e regjistrimit dhe më pas tavolinat e migrimit dhe pasaportave, thashethemet e ndryshme krijuan kaos. Disa u arratisën nga aeroporti dhe disa nxituan drejt portave”, deklaroi ai.

Madje ai ka thënë se askush nuk ishte në asnjë nga kabinat e kontrollit të pasaportave dhe dyert e skanimit QR ishin shkatërruar. Si dhe nuk kishte një kontroll sigurie para se të arrinte te portat.

“Ne kaluam dhe pamë që dyert e mëdha prej xhami midis portave dhe aeroplanëve ishin thyer. Njerëzit vrapuan drejt aeroplanit të fundit (duket se avioni i parë, i cili ishte yni, u mbush nga zyrtarët dhe u ngrit) dhe kishte një fluturim të dytë në të cilin njerëzit filluan të hipnin”, shtoi mes tjerash dëshmitari.

Pastaj, ai tregon se një numër i madh pasagjerësh u kthyen mbrapa dhe rrinin ulur nën aeroplan pranë pistës.

Dëshmitari rrëfen se pasagjerët ishin të tronditur dhe nuk dinin çfarë të bënin, ku disa prej tyre vetëm vraponin nga njëri aeroplan në tjetrin.

Pastaj ecëm drejt daljes për të hipur në makinë. Burra të armatosur me rroba të thjeshta po ruanin aeroportin. Njerëzit ishin shumë të dëshpëruar, disa vraponin drejt aeroportit, disa po iknin. Për të ndaluar njerëzit që të hyjnë në aeroport, rojet hapën zjarr në ajër”, tha ai.

Për fund ai tregoi se gjatë daljes nga aeroporti një djalë kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

“Disa minuta larg në rrugën e aeroportit, pashë disa automjete policie të lëna vetëm në rrugë me dyer të hapura. Unë ende mund të dëgjoj të shtëna spontane të armëve dhe helikopterë”, u shpreh ai. /GazetaSinjali/