Nisi si një marshim qytetar në qytetin e Shkodrës, për vrasjen e Klodian Rashës, por eskaloi situata dhe u bë protestë e dhunshme, përcjellë Gazeta Sinjali.
Në protestë vihen re edhe prezencë e figurave politike si anëtarë apo kryetar të degëve të PD dhe LSI dhe simpatizantë të tyre.
Që në fillim të grumbullimit ka pasur plasje të kapsollave nga disa të mitur, të cilët nuk kursejnë sharjet ndërsa në duar mbajnë shkopa druri e gurë. Të miturit kanë thyer me gurë xhamat e selisë së PS në Shkodër.
Ata nuk janë mjaftuar me aq dhe kanë nisur të thyejnë çdo gjë që u ka dalë para, ndërsa u vendoset flaka tabelave të reklamave dhe koshave të mbeturinave në rrugë.
Ata kanë dhunuar selinë e PS duke u futur brenda ambienteve të saj, shkatërruar të gjitha objektet dhe dokumentet brenda saj, ndërsa janë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë. Të miturit po nxjerrin jashtë çdo objekt që ndodhej në selinë e PS.