image Është komuna që po shënon më së shumti raste të reja, dy vushtrrias dalin nga izolimi

Shëndetësi

Është komuna që po shënon më së shumti raste të reja, dy vushtrrias dalin nga izolimi

news image

Është inicuar rast ndaj dy qytetarëve të Vushtrrisë, pasi të njëjtit nuk u janë përmbajtur rekomandimeve të IKSHP-së për vetizolim, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje, në ora 21:43.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të dyshuarit do të intervistohen, pasi të kalojë periudha kohore e rekomanduar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kujtojmë se, për më pak se tre muaj, Kosova ka regjistruar 1 mijë e 147 raste me koronavirus.

Prej tyre 30 persona kanë humbur betejën me virusin COVID-19, ndërsa u janë shëruar 874.

Vushtrria është një nga komunat që ka shënuar më së shumti raste të reja në ditët e fundit./Gazeta Sinjali/