Dy këngëtarët e njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe Yll Limani kanë paralajmëruar një bashkëpunim mes tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky projekt mes dy artistëve të dashur për publikun është konfirmuar nga vet protagonistët në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.
Ata kanë publikuar një pjesë të shkurtër të klipit dhe kanë treguar se kënga pritet të publikohet së shpejti.
“Së shpejti, asnjë minutë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun”, ka qenë përshkrimi i Yllit.
Për këtë projekt kanë reaguar edhe fansat e dyshes. “Mezi po pres”, “Këtë javë do të jetë flakë”, “Nuk po mundem të pres më”, kanë qenë disa prej tyre.
Mirëpo, ende nuk është bërë e ditur një datë e saktë e lansimit. /GazetaSinjali/