image Erdogan vjen sot në Tiranë

Shqipëri

Erdogan vjen sot në Tiranë

news image

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, do të vijë sot për vizitë zyrtare në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Erdogan do të pritet në aeroport me ceremoni nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në orën 09:00.

Presidenti turk nga aeroporti do të marrë rrugën për në Laç, për të vizituar një familje. Në Laç do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit, që janë financuar nga shteti turk.

Kjo është edhe arsyeja kryesore e vizitës së Erdoganit në Shqipëri.

Numri një i shtetit turk nga sot do të ketë një shesh që mban emrin e tij dhe ai do të jetë pikërisht në Laç.

Në orën 13:00 do të zhvillohet takimi mes dy liderëve.

Pas dy orësh, në orën 15:00, Rama dhe Erdogan do të nënshkruajnë marrëveshjet e arritura mes dy shteteve, në një konferencë të përbashkët për media.

Sakaq ABC ka zbardhur ekskluzivisht marrëveshjet që qeveria shqiptare do të firmos me atë turke, në kuadër të vizitës së presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, në Tiranë.

1 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7 -memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Pas konferencës, në orën 16:00, Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë Et’hem Beut.

Ndërkaq, në orën 17:00, presidenti turk do të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë./GazetaSinjali/