image Erdogani mysafir i rëndë, në Laç e “transformojnë” një objekt për shkak të tij

Shqipëri

Erdogani mysafir i rëndë, në Laç e “transformojnë” një objekt për shkak të tij

news image

Genc Sejko, aktivist në Shqipëri, ka publikuar një foto, ku shihet një ndërtesë e vjetër, të cilës po i vendoset kamuflim nga jashtë.

Vizita e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, në Shqipëri ka bërë që shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti t’u vendosen mbulesa. Në një postim aktivisti Genc Sejko, ka publikuar një foto, ku shihet një ndërtesë e vjetër, të cilës po i vendoset kamuflim nga jashtë.

“Nxitoni çuna se po vjen Erdogani”, ka shkruar ai.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, do të vijë nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare. Erdogan pritet të bëjë një inspektim banesave që qeveria turke financoi për t’u ndërtuar pas tërmetit.

Sakaq ABC ka zbardhur ekskluzivisht marrëveshjet që qeveria shqiptare do të firmos me atë turke, në kuadër të vizitës së presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, në Tiranë.

1 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7 -memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Agjenda e Erdogan në Shqipëri:

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita në një familje në Laç

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve  + konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë./GazetaSinjali/