Presidenti turk Erdogan ka bërë një deklaratë në lidhje me shpërthimin e ndodhur pasditen e sotme në Stamboll.
Ai thotë se sipas informacioneve të para ka dyshime të forta se ai ishte një sulm terrorist.
“Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkoi personeli ynë i sigurisë dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre. Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve në vendin e krimit dhe 2 në spital dhe 53 të lënduar.
Përveç kësaj, shifrat pritet të ndryshojnë me kalimin e orëve. Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte sulm terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhojnë.
Hetimet tona si për shefin e policisë së Stambollit, ashtu edhe për guvernatorin tonë dhe për kamerat atje vazhdojnë. Më pas do të marrim vendimin tonë përfundimtar”, tha ai.