Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë identifikuar një veturë të vjedhur, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Doganës, vetura me targa të huaja është vjedhur në një vend evropian dhe ishte në kërkim ndërkombëtar.
“Më pastaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vërtetuar se kjo veturë është e lajmëruar si e vjedhur dhe kërkohet nga organet e drejtësisë. Rasti i është dorëzuar Policisë se Kosovës për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës./GazetaSinjali/