image "Era na mbyti, s'po dimë ku me u drejtu", banorët e Gadimes së Lipjanit në hall me ujërat e zeza

Sinjalizime

“Era na mbyti, s’po dimë ku me u drejtu”, banorët e Gadimes së Lipjanit në hall me ujërat e zeza

news image

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur ka shpërthyer gypi i ujërave të zeza në rrugën “Tirana” në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit. Kurse, ujërat që po rrjedhin nga ky gyp iu kanë vështirësuar jetën afër 20 shtëpive që gjenden afër tij, shkuan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka thënë për Sinjalin se ndonëse ka afër një muaj që kanë bërë kërkesë në institucionet përgjegjëse, deri më sot nuk kanë marrë përgjigje dhe problemi vazhdon të mbetet po njëlloj.

“Po krejt janë të njoftuar edhe prej ujësjellësit edhe prej komunës askush nuk vjen. Edhe kompania e pastrimit ka qenë në fshat këtu, ka thënë jo nuk e kemi obligim ata jo s’kemi obligim, s’po dimë ku me u drejtu”, ka thënë ky sinjalizues.

Tutje sinjalizuesi ka treguar se vendi ku ka shpërthyer ky gyp është në gjendje katastrofave, kurse kundërmimi që bëhet po ua vështirëson jetën.

“Vendi oshte katastrofë edhe era na mbyti”, ka shtuar ai.

Madje, ai ka dërguar edhe një video ku shihet se në çfarë gjendje ndodhet aktualisht gypi i shpërthyer u ujërave të zeza.

Ndërkaq, zyrtari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, pas kontaktimit nga ana e Gazetës Sinjali ka thënë se menjëherë do të dërgohet ekipa për rregullimin e këtij problemi.

“Tash menjëherë do të flas me drejtorin e shërbimeve publike, me kqyr me e dërgu një ekipë menjëherë në terren dhe me rregullu”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/