image Epidemiologu: Omicron, sprinti i fundit drejt zhdukjes së COVID

Shqipëri

Epidemiologu: Omicron, sprinti i fundit drejt zhdukjes së COVID

news image

Epidemiologu nga Shqipëria Ilir Alimehmeti ka thënë se ndalimi i lëvizjes si masë kundër koronavirusit s’ka sens dhe nuk duhet të zbatohet.

Alimehmeti tha se varianti Omicron është sprinti i fundit i maratonës së COVID-19.

“Ndalimi i lëvizjes nuk ka bërë asnjëherë sens. Ndalimi i lëvizjes natën sidomos tani në dimër nuk shkakton asgjë. Grumbullimet e mëdha ende janë problem por kufizimi i lëvizjes s’ka sens. Jemi po të njëjtit shqiptarë, nuk i kemi qejf rregullat por ecja vetëm, lëvizja me makinë nuk shkaktojnë problem. Problemi është tek aktivitetet me shumë njerëz. Janë disa antisense të këtyre masave që duhen bërë më koherentë që popullata të besojë.”

Kur u pyet se si mund ta kuptosh që ke Omicron apo grip, kjo ishte përgjigja e tij:

“Nuk e kupton dot. Madje me Omicron nuk ke simptoma. Pra është PCR ajo që e ndan. Sot që flasim ne në Shqipëri, dominant është Delta. Por Omicron ka 80% më pak mundësi se Delta që të të dërgojë në spital. Të ruhemi edhe pak sepse varianti Omicron është sprinti i fundit i maratonës së COVID-19. Patjetër që do të shpëtojmë nga dozat e vaksinës. Kjo është një maratonë, do të jetë e gjatë. Omicron do të kapë shumë njerëz, ndoshta edhe për herë të dytë madje edhe disa të vaksinuar. Por risku për formë të rëndë është i ulët. Por vaksinat po perfeksionohen. Nga ana tjetër kemi mjekimet që po marrin aprovimet në SHBA e vende të tjera. Dhe shumë pak muaj do ky diskutim.”

/GazetaSinjali/