Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, dyshohet se e ka goditur fizikisht gazetarin Ensar Ramadani.
Ramadani dyshohet se është goditur në fytyrë teksa ishte duke përcjellur nga afër gjendjen e Luan Malokut, këshilltarit të Fatmir Limajt, i cili është plagosur sonte në Veternik.
“Ensar Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut. Aty ka ardhur Endrit Shala i cili i ka kërkuar telefonin gazetarit Ramadani. Duke e ditur që ministri Shala nuk është polic, gazetari jonë nuk i ka dhënë telefonin atij, ai e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në fytyrë”, raporton Indeksonline.
Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin. /Gazeta Sinjali/