Gazeta Sinjali, mbrëmë raportoi për një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Korroticë të Lartë, ku shoferi i autobusit mbeti i lënduar.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo kamioni ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi nga Korrotica e Lartë, ku shihet autobusi i rrokullisur.
“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot me datë, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit” kanë thënë nga Policia për Sinjalin.