Organizatorët e lotarisë EuroMilions në Britani kanë bërë një thirrje të fundit që pronari i një bilete fituese prej 1 milion eurosh të paraqitet në lotari, për të marrë shumën.
Bileta është blerë në distriktin ‘Hinckley dhe Bosworth’, për shortin e 21 janarit dhe ka kodin e çmimit TVSH 82930.
Lotaria tha se paratë e çmimit janë në dispozicion vetëm deri më 20 korrik, raporton BBC.
Nëse fituesi nuk paraqitet, paratë e çmimit do të shkojnë për të ndihmuar projektet e financuara nga Lotaria Kombëtare.
“Koha vërtet po ikën për fituesin e këtij çmimi. Ne po u bëjmë thirrje të gjithëve që të kontrollojnë biletat e tyre të vjetra një herë të fundit”, tha Andy Carter nga Lotaria Kombëtare në Britani.
Nga shorti special i 21 janarit, 100 persona fituan nga 1 milion euro, përfshirë 24 në Britani.