image Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Siguri

Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

news image

Mbrëmë, një autobus në Gllogjan ishte cak i të shtënave me kallashnikov nga një person i maskuar. Si pasojë e këtyre të shtënave, të vdekur kanë mbetur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë vrasje, asnjë person nuk është arrestuar ndonëse mbrëmë është thënë se janë mobilizuar të gjitha organet e sigurisë dhe të drejtësisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për të pyetur se a ka ndonjë risi nga hetimet e deritanishme.

Rugova ka thënë se deri tani nuk është arrestuar asnjë person, mirëpo policia është duke punuar në atë drejtim.

Deri tani nuk kemi ndonjë të arrestuar, mirëpo jemi duke punuar intensivisht në këtë drejtim“, ka thënë Rugova për Sinjalin.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i vrari është Gani Gjokaj, shoferi i autobusit.

Ai është nga fshati Skivjan, ndërsa kompania e autobusit është “Erblini” me seli në Gjakovë.

Ndërsa, nxënësit dyshohet se janë: Genta Mustafaj, 17-vjeçare dhe Ledion Hamzaj, 18-vjeçar. Ata kanë qenë nxënës të shkollës së mesme.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se aktualisht janë dy ose tri pista në të cilat po punohet për zbardhjen e autorit të krimit që la të vdekur tre persona në Gllogjan të Deçanit.

/GazetaSinjali/