image Eliminohet Mitrovica nga Liga e Kampionëve

Futboll

Eliminohet Mitrovica nga Liga e Kampionëve

news image

Kampionia e Kosovës në futboll e femrave, Mitrovica është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Ata kanë luajtur kundër kampionit të Norvegjisë, Valerenga. Norvegjezet e kanë mposhtur Mitrovicën me rezultat të thellë, 5:0.

Janni Thomsen (29’, 58’) dhe Elise Thorsnes (76’, 88’, 93’) ishin dy futbollistet të cilët e deklasuan skuadrën norvegjeze. 

Vetëm fituesi i finales avancon në raundin e dytë kualifikues. Valerenga në finale do të përballet me PAOK-un, që në gjysmëfinale e mposhti me shifrat 6:0 ekipin nga Moldavia, Agarista Anenii Noi.

Skuadra mitrovicase do të përballet me ekipin moldavë për vendin e tretë në grup. Për Mitrovicën, kjo ishte paraqitja e katërt rresht në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Giannitsa Stadium” në Greqi. /Gazeta Sinjali Sporti/