Mario Millosheviqin është ekstraduar në Mal të Zi i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë.
Ministri në largim i Drejtësisë ka thënë se ekstradimi i “një prej personave më të kërkuar në Mal të Zi” është kryer me sukses të martën, më 5 nëntor.
Emri i Millosheviqit lidhet me një nga grupet e organizuara kriminale në Mal të Zi, përgjegjës për likuidime të shumta.
Millosheviq thuhet se ka qenë edhe anëtar i grupit kriminal që ka kryer sulm të armatosur kundër gazetares së të përditshmes “Vijesti”, Olivera Llakiq.
Në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë thuhet se nga shtatori i vitit 2017 deri në nëntor të këtij viti, Kosova ka ekstraduar 165 persona. /Gazeta Sinjali/