image Ekspozimi i armëve në rrjete sociale pa frikë nga Policia

Siguri

Ekspozimi i armëve në rrjete sociale pa frikë nga Policia

news image

Të rinjtë kosovarë jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje. Me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, ata shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Pamje të tilla të ekspozimit të armëve po shpërndahen me të madhe në rrjetin social “Tik Tok” dhe në “Instagram”.

Gazeta Sinjali ka selektuar vetëm disa nga shumë video që shpërndahen në këto rrjete sociale, ku bëhet ekspozimi i armëve, gjë që ndalohet.

Në videon e mëposhtme shihet se si një i ri përveç që ekspozon armën “shot-gun”, të njëjtën e mbush dhe gjuan me të. Vetura nga e cila ai merr armën ka targat 05 – 880 – FJ.

Emri i tij në rrjete sociale është “Dritonfer”

”Drittonfer” nuk është i vetmi që bën ekspozimin e armëve në rrjete sociale.

Edhe një person tjetër, Xhenis Vataj, ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale video duke ekspozuar një armë.

Pistoletën Xhenisi shihet teksa e mban në brez dhe incizon veten, në një veturë që ishte në lëvizje, në autostradë.

Xhenis Vataj

/GazetaSinjali/