image Ekskluzive/ Ky është njëri nga të arrestuarit për terrorizëm

Drejtësi

Ekskluzive/ Ky është njëri nga të arrestuarit për terrorizëm

news image

Sot janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë qenë duke përgatitur vepra terroriste, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e veta që njëri nga të dyshuarit është Ardian Qerkinaj.

Burimet kanë thënë që ai jeton në lagjen “Dardania” në Pejë dhe se pas orës 13:30 është bllokuar lagjja dhe është kryer bastisja.

Gjithashtu, Sinjali ka mësuar se Qerkinaj ka qenë pjesë e grupit në Siri para disa vitesh. Por ende nuk është e qartë nëse të arrestuarit kanë lidhje me ISIS-in ose organizatat tjera terroriste.

Aksioni i sotëm është kryer nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”  nga neni 364  paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet nga prokuroria.

PSRK, njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/