Një grup i pjesëtarëve të policisë është përfshirë sot në një përleshje mes vete.
Burimet e Sinjalit konfirmojnë se dy pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës kanë rrahur rëndë kolegun e tyre, përderisa i njëjti i kishte ndaluar në trafik.
Këto burime konfirmojnë se përveç lëndimeve që ka pësuar zyrtari policor, atij gjithashtu i është thyer edhe xhami i veturës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites në Prishtinë.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë një konfirmim zyrtar. /Sinjali/