image Ekskluzive: Leonora Poloska flet rreth rikthimit në muzikë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ekskluzive: Leonora Poloska flet rreth rikthimit në muzikë

news image

Njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare padyshim që është Lenonora Poloska, këngët e së cilës vazhdojnë të dëgjohen edhe sot e kësaj dite.

Këngëtarja ka vendosur që pas gjashtë viteve pauzë të kthehet në skenën muzikore shqiptare me një baladë.

Këtë lajm për Sinjalin, e konfirmoi vetë këngëtarja, e cila tregoi që në muajin shtator do të publikojë këngën të shoqëruar me videoklip.

Është e vërtetë, pas gjashtë viteve po bëj këngë me klip që shpresoj të dal nga mesi i shtatorit.”, ka thënë Poloska për Sinjalin.

Më tutje artistja ka bërë të ditur që kënga i takon zhanrit baladë dhe do të titullohet “Mëkat”.

Kënga titullohet mëkat. Tekstin e ka shkruar Arsim Bunjaku, ndërsa për muzikën është përkujdesur Andin Randobrava”, ka thënë këngëtarja.

Kujtojmë që Leonora Poloska është e martuar me kompozitorin e njohur, Andin Randobrava. Çifti kanë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Andora./Sinjali/

Image may contain: 3 people, including Leonora Poloska, people smiling, people sitting, table, drink and indoor