image Ekskluzive: Ky është personi që u vra sot brenda një veture në Prishtinë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është personi që u vra sot brenda një veture në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht se i dyshuari që kreu vrasjen në lagjen Dardania në Prishtinë është Atila Yldrin dhe ka nënshtetësi turke, ndërsa Sinjali mëson edhe identitetin e viktimës.

Sami Kurtulus është personi që mbeti i vdekur pas të shtënave më armë zjarri brenda një veture, ku ndodheshin tre persona.

Trupi i pajetë i tij tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali ka raportuar se personi që po drejtonte veturën është shtetas kosovar, ndërsa viktima dhe dorasi janë shtetas të Turqisë.

Dyshimet fillestare për këtë vrasje janë se mund të jetë ngatërresë për shkak të një biznesi ilegal.

/Gazeta Sinjali/