image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që kreu vrasjen në Prishtinë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që kreu vrasjen në Prishtinë

news image

Prishtina është tronditur nga një vrasje që ndodhi sot brenda një veture në lagjen Dardania. Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari që e kreu vrasjen është Atila Yldrin dhe ka nënshtetësi turke.

Sinjali ka raportuar se në veturë, ku edhe është kryer vrasja, kanë qenë tre persona. Personi që po drejtonte veturën është shtetas kosovar ndërsa viktima dhe dorasi janë shtetas të Turqisë.

Dyshimet fillestare për këtë vrasje janë se mund të jetë ngatërresë për shkak të një biznesi ilegal.

Policia e Kosovës e ka lokalizuar banesën e dorasit që kreu vrasjen në Prishtinë, mirëpo ai nuk është gjetur në banesë.

Po ashtu bëhet e ditur se, rreth 100-150 metra nga vendi ku ndodhi krimi, në një kosh plehrash, policia ka gjetur një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari.

/Gazeta Sinjali/