image Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se e drogoi dhe e dhunoi vajzën e mitur në një motel në Fushë Kosovë

Siguri

Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se e drogoi dhe e dhunoi vajzën e mitur në një motel në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të tmerrshme që dyshohet se i ndodhi një vajze të mitur në Fushë Kosovës, e cila dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar dhe u detyrua të konsumojë drogë, në mënyrë që të shfrynte epshet e tij shtazarake. Ajo ishte shpallur e zhdukur dhe pasi u gjet u zbuluan detajet tronditëse që aktivizuan Policinë për ta kapur të dyshuarin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është Gëzim Islami (21-vjeçar) i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”, në një motel të Fushë Kosovës, raporton Sinjali.

Por si u zbulua dhe cilat janë detajet e trishta?

Sinjali mëson se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren, e cila ishte raportuar e zhdukur për më shumë se 1 javë. Vajza fillimisht ishte raportuar e zhdukur nga një familjare e saj më 18 nëntor, e cila njoftoi Policinë dhe kërkoi ndihmën e Policisë për ta gjetur mbesën e saj, për fatin e të cilës nuk dihej asgjë. Viktima, e cila jeton me një familjare, pasi prindërit janë ndarë që një kohë atë ditë u largua nga shtëpia dhe askush s’kishte informacione se ku gjendej.

Gjatë kësaj kohe, vajza dyshohet se ka qëndruar në motelin “Berati” në Fushë Kosovë, ku dyshohet se e ka keqtrajtuar seksualisht. Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë rast është se derisa i dyshuari është shoqëruar me viktimën, të njëjtën dyshohet se e ka droguar, duke e detyruar të konsumojë substanca narkotike, nën ndikimin e të cilave më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Përveç drogës, i dyshuari i ka dhënë të miturës edhe alkool, që më pas ta shfrytëzojë gjendjen e saj, për të abuzuar me të.

Tmerri që ka përjetuar vajza ato ditë, u zbulua kur ajo u gjet gjatë ditës së djeshme dhe rrëfeu para zyrtarëve policorë se çfarë i kishte ndodhur në motel, ku dyshohet se u dhunua nga i riu 21-vjeçar.

Ky rast i tmerrshëm aktivizoi Prokurorin e Shtetit, që urdhëroi të sigurohet prezenca e të dyshuarit dhe arrestimi i të njëjtit. Pas përfundimit të procedurave, Prokurori ka lëshuar aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe të nisin hetimet për mbledhjen e informacioneve që zbardhin në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/