image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u plagos nga policia, në shtëpinë e tij u sekuestruan 5 armë e shumë municion

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u plagos nga policia, në shtëpinë e tij u sekuestruan 5 armë e shumë municion

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një bastisje të nisur nga Policia e Kosovës, e cila përfundoi me plagosjen e të dyshuarit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë njoftuar se i dyshuari është Bajram Babiq. Ai dyshohet se ka gjuajtur me armë mbrëmë në rrugën “Asllan Pireva”, në Prishtinë dhe si rezultat i kësaj kishte nisur dhe hetimi kundër tij.

Në vazhdën e hetimit e me qëllim të sigurimit të provave materiale, Policia sot ka ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore, në mesin e tyre edhe bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse të tij.

Me të arritur tek shtëpia e të dyshuarit për të zbatuar urdhëresën e gjykatës, Policia ka hasur në rezistencën e Babiq i cili ka përdorë edhe armë në drejtim të tyre.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se për të zmbrapsur sulmin dhe vënë situatën nën kontroll, policia ka shtënë në drejtim të tij, me ç’rast i dyshuari është plagosur rëndë.

Sipas të njëjtave burime, Babiq është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detaje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/