Një mosmarrëveshje për bagëtitë ka përfunduar me denoncim në Polici për sulm dhe kanosje në fshatin Hajnocë të Kamenicës, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është M. P, 66 vjeç, i cili ka raportuar se mëngjesin e 12 korrikut, rreth orës 08:00, i dyshuari me emrin Bajram (identiteti i plotë ende nuk është konfirmuar) ka shkuar në shtëpinë e tij pas një mosmarrëveshjeje lidhur me disa dele.
Sipas denoncimit, i dyshuari fillimisht e ka kapur për fyti, më pas e ka goditur me shuplakë në fytyrë, ndërsa para se të largohej e ka kërcënuar me fjalët: “Ko me t’vra dhe ka me ta kalle shtepin”.
Pavarësisht pretendimeve për sulm, viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa hetimet i janë deleguar Njësisë së Hetimeve në Kamenicë për identifikimin dhe intervistimin e të dyshuarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!